Dua Lipa ka shfrytëzuar këto kohë për pushime, teksa është shfaqur me bikini në plazhet e Floridas.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi fizikun e saj të tonifikuar në një paraqitje në bikini me ngjyrë portokalli dhe të verdhë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlon pranë plazhit piktoresk të Miamit.

Duke zbuluar tatuazhet e saj të shumta, Dua, kishte me vete një kopje të romanit më të shitur të autorit Khaled Hosseini të vitit 2007, “A Thousand Splendid Suns (Një mijë diej vezullues)”.

Yllit iu bashkua një shoqe e saj, ku shijuan së bashku nxehtësinë e motit të ngrohtë në Miami.

Lipa me vete kishte një çantë plazhi, me dizajn të frymëzuar nga filmi i animuar japonez, “Manga”.

Dua do të ketë pak kohë për të shijuar klimën e lagësht të Miamit, pasi turneu i saj “Future Nostalgia” do ta ketë ndalesën e radhës në Atalanta, pas performancës së saj të fundit në Florida, në Orlando të premten në mbrëmje.

Turneu i madh ka paraparë të ketë gjithsej 82 koncerte, i cili do të përfundojë në Perth të Australisë më 16 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: