TIRANE

Më datë 14 shkurt në Kosovë do të mbahen Zgjedhjet Parlamentare. Qytetarët e Kosovës do të dalin të votojnë, teksa një e drejtë e tillë u është mundësuar edhe shqiptarëve nga Diaspora.

Babai i këngtëares Dua Lipa, Dukagjin Lipa përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer obligimin e tij qytetar me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të dalin në votime.

“Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në Instastory-in tim dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, ka shkruar Dukagjin Lipa.

Një postim të tillë e ka rishpërndarë në InstaStory edhe vet Dua, e cila mesa duke i bashkohet thirrjes që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje më 14 shkurt.

Kujtojmë që familja e Dua Lipës janë zhvendosur në Britaninë e Madhë para se këngëtarja e njohur të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite, ku më pas Dua sërish do të rikthehej e vetme në Londër për të nisur një karrierë muzikore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: