Lehtësimi i masave anticovid në Itali për disa nga aktivitetet publike, pas një mbyllje thuajse një vjeçare ka sjellë një shpërthim të aktiviteteve artistike e kulturore.

E në këtë vrull hapjeje nuk kanë qëndruar indiferentë artistët e njohur shqiptar, që kanë zhvilluar disa aktivitete me diasporën tonë atje.

Në teatrin e njohur “Teatro Argentina” në Romë, është zhvilluar një koncert me artistët më të njohur shqiptarë në Europë.

Artisti i njohur Olen Çezari sapo ka postuar një foto të tij me Dua Lipën, duke kënduar këngën e njohur “luleborë”. Siç duket koncerti është në vijim e sipër e pritet të ketë të reja të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb