Pas dy vitesh punë ‘Future Nostalgia’ e Dua Lipa do duhej të dilte në rrjet 3 prill, por dikush ka arritur t’i vjedhë këngët dhe t’i nxjerr më parë.’Kjo është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë, por unë dua t’ju bëj të këndoni dhe kërceni. Për këtë arsye albumi im do të dalë në 25 mars’, ka njoftuar e përlotur në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare.

‘Jam vërtetë e entuziazmuar me idenë që të gjithë ju t’i dëgjon dhe të bëni cfarë të doni me to. Shpresoj t’ju sjell pak lumturi dhe t’ju bëj të kërceni dhe gjithashtu t’ju kem bërë krenare’, ka deklaruar. Fansat janë bashkuar me këngëtaren duke ftuar të gjithë të mos dëgjojnë këngët e vjedhura.

Në rrjetin social këngëtarja ka përshëndetur virtualisht një mikun e saj, pozivit me koronavirus:Dua t’i dërgoj një puthje dhe shpresoj të shërohet sa më shpejt: ‘Dua Lipa është bashkuar më pas në korrin e të gjithë artistëve të botës, duke ftuar ndjekësit të qëndrojnë në shtëpi, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb