SHBA

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar cmimin Grammy për albumin më të mirë pop. Albumi i dytë i saj ‘Future Nostalgia’, arriti t’ia kalojë Lady Gagës, Taylor Swift, Harry Styles dhe Justin Bieber.

Albumi ‘Future Nostalgia’ gjithashtu u nominua edhe për albumin e vitit. Ndërkohë këngëtarja performoi në skenë ‘Don’t Start Now’, për të cilën gjithashtu u nominua për këngën e vitit edhe rekordin e vitit, gjatë ceremonisë.

Kujtojmë se më 2018 Dua kishte fituar dy çmimet e para ”Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Ceremonia e këtij viti është mbajtur duke respektuar distancën fizike, për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe performancat e këngëtarëve kanë qenë të regjistruara paraprakisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: