BRITANI E MADHE

Tani që ka mbaruar turin “Future Nostalgia” Dua Lipa mund të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Londër. Këngëtarja ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp në Tiranë se tani është koha të çlodhet paksa dhe më pas të sjellë projekte të reja.

Së fundmi ajo është fotografuar rrugëve të Londrës krah një mashkulli misterioz. Ka qenë “Daily Mail” që ka publikuar fotot e Duas krahas tij.

Lidhja e fundit e Duas ishte ajo me Anwar Hadid që mbaroi në nëntor 2021, pas dy vitesh. Prej atëherë ylli i Pop-it nuk ka konfirmuar asnjë romancë ndonëse aludimet në media nuk kanë shteruar.

Fillimisht, ajo u përfol për një lidhje me yllin e “La casa de papel”, Aron Piper. Dyshja u fotografuan në Spanjë duke kërcyer shumë afër njëri-tjetrit dhe më pas në të njëjtin ashensor.

Më pas, u tha se ajo po dilte me moderatorin Trevor Noah. Dua dhe Trevor u fotografuan në një darkë në New York dhe pati raportime se kanë nisur një romancë. Mirëpo, u duk se shkak i takimit ishte bërë intervista që Dua realizoi me Trevor për platformëm e saj “Service 95”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb