Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, do të realizoje sonte në mbrëmje një intervistë me kryetarin e bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Intervista pritet të mbahet në platformën online duke filluar nga ora 21:00, në Facevbook Live, ndërsa Dua u ka kërkuar fansave të saj që të bëjnë pyetjet e tyre për kryetarit të kryeqytetit të Kosovës.
Postimi i plotë i Dua Lipës.
Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të dielen do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.
Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në info@republika.tv, ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma’, shkruan këngëtarja që sot do të jetë në rolin e moderatores.