Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është parë shumë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e një djali. Bëhet e ditur se ai është Yigit Ruhram, drejtori i markës “Valentino”.

Dua është aktualisht në Portofino, Itali, për disa ditë pushimi para se të vazhdojë me turneun dhe shfaqjet, ndërsa Yigit po shoqëron këngëtaren.

Në fillim të kësaj jave, Daily Mail raportoi se dyshja ishin së bashku në plazhet e mrekullueshme të Portofinos.

Një ditë më vonë, Dua dhe Yigit u panë të veshur me këmisha ragbi Ralph Lauren me vija të ngjashme pranë pishinës së hotelit.

Romanca e re e mundshme vjen pasi ajo dhe Anwar Hadid, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, u ndanë në fund të vitit të kaluar.

Anwar dhe Dua u ndanë në dhjetor 2021 pas disa vitesh lidhje.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: