Dua Lipa i është bashkuar thirrjeve për marsh para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York.

Lipa përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ju ka bërë thirrje njerëzve të bashkohen në marshin #RallyForHerJustice. Iniciativë kjo e cila kërkon drejtësi për gratë dhe burrat që u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe të tjerë personazhe të njohur.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb