SHBA

Dua Lipa konfirmon lidhjen me vëllain e motrave të njohur, Gigi-it dhe Bella-s, Anwar Hadid. Çifti është fotografuar duke u puthur gjatë një koncerti në Hyde Park në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse foto të tyre teksa përqafoheshin qarkullonin prej disa ditësh, puthja e tyre në publik konfirmon gjithçka. U deshën vetëm dy javë që Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid, të bënin publike lidhjen e tyre.

Menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga Isaac Carey me të cilën ka pasur një histori 5 vjeçare ajo nisi një lidhje me modelin. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë, puthja pasionante është prova.

I dashuri i ri Dua Lipës, Anwar Hadid ka qenë i përfolur për romancën e tij me Kendall Jenner-in, por mes dyshes nuk pati asgjë serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb