TIRANE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm në botë. Dua ka arritur të fitojë disa çmime këtë vit, si artistja e re më e mirë, artistja më e nominuar në “Brit Aëards 2021” etj.

Për të gjithë fansat e këngëtares në Shqipëri ka një lajm të mirë ose të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj publikoi një imazh ku shihej krah Anesës, nënës së Duas dhe krah Dukagjinit babait të këngëtares me origjinë shqiptare.

“Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipan dhe Anesa Lipan. Qëndroni gati”,- shkroi Erioni. Nuk ka mbetet gjë tjetër vetëm të presim për të zbuluar diçka më shumë se cfarë fshihet pas kësaj foto.

Dua Lipa është në një lidhje romantike me vëllain e motrave të famshme Hadid, Anëar Hadid, prej më shumë se dy vitesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: