Dua Lipa po përgatit diçka të re për fansat! Këngëtarja 24-vjeçare e “Don’t Start Now” foli për Billboard për kohën e saj në karantinë.

“Doja të kisha diçka që thjesht t’i bënte njerëzit të vallëzonin dhe të bëja një hap prapa nga ajo që po ndodh jashtë, por edhe të gjejmë gëzimet e vogla në shtëpi. Ne po punojmë në një video të re muzikore për një këngë të re, për të cilën jam e entuziazmuar … një video nga shtëpia. Përpjekja për të bërë diçka argëtuese … por që do të ketë historinë e saj. Kur të vijë koha, ju do të shihni”, u shpreh ylli i muzikës.

Kujtojmë që albumi i ri i Dua Lipës është renditur në vend të parë në toplistën britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb