Dua Lipa ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa është fotografuar në New York. E veshur me plot stil, trupi i Duas vërtet dukej perfekt.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare kishte maskë dhe syze, teksa ishte kombinuar me një xhup bardhë e zi.
Xhaketa e saj ishte e markës “Moncler Richard Quinn” dhe çmimi i saj është plot 1435 dollarë.
Megjithatë, kjo xhaketë luksoze nuk arrinte t’ia mbulonte barkun në këtë stinë dimri. Dua është e nominuar për çmimin prestixhioz “Albumi i Vitit 2021” në Grammy.