Dua Lipa nderohet për kontributin e saj në muzikë
Këngëtarja kosovare me famë botërore, është nderuar me çmimim “Ascap Vanguard” për ndikimin e saj në muzikë.
Lipa fitoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën “New Rules”.
“Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, ka thënë Dua Lipa me këtë rast.
Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi “The Amazons”.
Ceremonia e çmimeve “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: