Duket se tashmë rruga drejt suksesit për këngëtaren kosovare është e hapur.

Dua Lipa në faqen e saj zyrtare në llogarinë e Instagramit ka publikuar një fotografi në formë të posterit të njërit prej festivaleve më të mëdha të muzikës në SHBA, “Lollapalooza”, duke bërë të ditur se edhe ajo vetë do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz amerikan.

Lipa në të njëjtën skenë do të jetë me grupet e njohura si Red Hot Chili Peppers e Radiohead si dhe këngëtaren, Lana Del Rey.

“Po vij në ‘Lollapalooza’ në Chicago! Ejani, më gjeni dhe të festojmë”, ka shkruar Lipa në Instagram, ndërsa këngëtarja shqiptare para publikut amerikan do të paraqitet më 30 korrik, kur në program është edhe grupi i njohur “Red Hot Chili Peppers”.

Vlen të theksohet se edicioni i 25-të i këtij festivali do të mbahet prej 28 deri më 31 të muajit korrik dhe do të zhvillohet në Grant Park në Chicago të Illionoisit.

dua-lipa

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: