Dua Lipa ka bërë një njoftim të papritur në Twitter që i ka pëlqyer shumë fansave të saj. Artistja e famshme me origjinë shqiptare ka shkruan se në 21 gusht do të dalë “Club Future Nostalgia – The Remix Album”.

Një projekt ndërkombëtar ku marrin pjesë shumë artistë, nga Madonna tek Gwen Stefani, nga Missy Elliot tek Mark Ronson.

Kënga “Levitating” do të riinterpretohet nga Madonna dhe Missy Elliot dhe do të lançohet në 14 gusht. Ndërsa kënga Physical” do të ketë një tjetër version me Gwen Stefani dhe Mark Ronson. Por nuk është e gjitha. Fansat do të kenë të tjera surpriza, duke filluar nga Kylie Minogue, Tove Lo e Charli XCX.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb