Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa raportohet se po ndërton një rezidencë me vlerë disa miliona dollarë në jug të Shqipërisë sipas medias britanike Page Six.

Sipas burimit të tyre vila e këngëtares do ndërtohet në qytetin e Sarandës dhe do të ketë një pamje madhështore nga deti Jon.

Kujtojmë se në vitin 2016, Lipa dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: