Britani e Madhe

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar ditën e sotme projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit.

“Sonte, në hënën e fundit të plotë të dekadës, kënga ime me titullin e albumit “Future Nostalgia” do të jetë në të gjitha platformat! Është diçka e dashur për t’ju lidhur deri në vitin e ri”, shkroi Dua një ditë përpara se kënga do të publikohet.

Autorët e këngës janë Jeff Bhasker dhe Clarence Coffee Jr. me të cilët Dua tha se e shkroi këtë këngë gjatë një pasdite në Los Angeles.
Vetëm një muaj më parë, këngëtarja nga Prishtina publikoi edhe këngën tjetër të albumit, “Don’t start now”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Këngëtarja me origjinë shqioptare premtoi se në fillim të vitit 2020 do të dalë në treg albumi i saj “Future Nostalgia”.

Untitled 17
Untitled 17

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: