Pak javë më parë Dua Lipa lançoj këngën e re “Break my heart” e cila është pjesë e albumit të fundit “Future Nostalgia”.

Ndonëse kënga erdhi edhe me videoklip tashmë është publikuar edhe versionin i animuar i klipit ku Dua vjen si personazh i filmave të animuar.

Ndërkohë që pas suksesit të albumit Dua ka filluar punën me projekte të reja jashtë muzikës, përvec që së fundi ajo ka regjistruar emrin e saj si markë, Dua ka filluar punën me markën “YSL” të cilën e paralajmëroj në rrjetet sociale.

Ndryshe, gjatë kësaj kohe të pandemisë Dua ka qëndruar në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: