BRITANI E MADHE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u lind e u rrit në Londër por ajo asnjëherë nuk e harron origjinën dhe gjithmonë shprehet krenare për vendin e saj.

Për rreth katër vite ajo jetoi në Kosovë, ku familja e saj mori vendimin për t’u kthyer në vendlindje kur ajo ishte 11 vjeçe. Pavarësisht se është rritur jashtë, Dua nuk e ka harruar kurrë gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe në familjen e saj flitet vazhdimisht shqip.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka publikuar një video të rrallë të realizuar në fëmijërinë e saj, bashkë me kushërirën e saj, Lyrën.
Videoja i shfaq dy kushërirat në moshë shumë të vogël, teksa kanë eksperimentuar me produktet e kozmetikës.

Ndërkohë, përgjatë tërë videos që Dua e ka ndarë me 52 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo dëgjohet duke folur në shqip.

“Urime ditëlindjen motra ime e ëmbël, e dashur, qesharake, dreq, Lyra Duraku… dita ime 1 !!! Duke të uruar të gjithë dashurinë dhe lumturinë në botë dhe më shumë kohë të çmendura së bashku”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos, teksa ka uruar kushërirën e saj për ditëlindje.

Dua Lipa përndryshe u rikthye në moshën 15-vjeçare e vetme në Londër, me dëshirën për të arritur majat e suksesit në industrinë e muzikës – ëndërr të cilën e bëri realitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb