SHBA

Dua Lipa së fundmi po punon për albumin e ri, që me siguri do të ketë shumë sukses. Por ndërkohë që të gjithë prisnin lajme për albumin apo për ndonjë single të ri, Dua vendosi të marrë vendimin drastik për t’u larguar për pak kohë nga Instagram.

Këngëtarja me origjinë shqiptare disa ditë më parë fshiu të gjitha postimet që kishte bërë deri tani. Por ditë e djeshme Dua Lipa rikthehet në Instagram dhe Twitter.

Në të dy platformat ajo publikoi një video ku kërcen mbi një karrige rrumbullake, veshur me trupore të verdhë, geta dhe këpucë me taka. Në sfond luhet kënga e re e Duas, që quhet “Don’t Start Now”. “Ju kam munguar?-shkruate Dua Lipan në krah të videos.

View this post on Instagram

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


(Video)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: