Dua Lipa po bën namin me këngën “Levitating”.

Pak ditë më parë, ajo theu rekord si artistja femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100” me super hitin Levitating.

Së fundmi, ylli shqiptar ka “rrëmbyer” dy çmime të tjera.

Ka qenë vetë Dua që e ka zbuluar lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

Këngëtarja me famë botërore ka marrë çmimin për këngën më të mirë të vitit me hitin “Levitating” dhe albumin më të mirë me “Future Nostalgia” në iHeart Radio Awards.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: