SHBA

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e çmimeve Brit Awards 2021. Këngëtarja shqiptare ra në sy në tapetin e kuq të teatrit “Arena” të Londrës.

25-vjeçarja, e nominuar për tre çmime, dukej e mahnitshme ndërsa u bashkua me Maya Jama, Mabel dhe Sheridan Smith në ceremoninë që ka mbledhur me dhjetëra personazhe të njohur – ngjarja e parë e madhe në Angli që nga fillimi i pandemisë.

Dua u shfaq me një fustan të verdhë, stiluar nga Vivienne Westwood Couture, me një dekolte të theksuar tyl lejla, i cili kombinohej me këpucët magjike të këngëtares. Dua Lipa dhe Griff janë këngëtaret e para që do të performojnë në BRIT Awards 2021.

Këngëtarja e “Levitating” dhe fituesja e çmimit “Rising Star”, për ceremoninë e mbrëmjes së sotme ka thënë: “Jam shumë e lumtur që do të kthehem duke performuar për të gjithë ju në BRIT këtë vit. Do të jetë shumë e veçantë të rikthehem në skenë në Britaninë e Madhe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb