Dua Lipa e kalon pjesën më të madhe të kohës duke publikuar këngë të reja dhe performuar ato në ture botërore.

Por 26-vjeçarja gjen kohë edhe për pushime. Së fundmi ajo ndodhet në Portofino të Italisë, ku ka gjetur kohë të shijojë rrezet e diellit. Ajo shfaqet me bikini duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe format e përsosura.

Këngëtarja e hitit “Levitating” kishte vënë një zinxhir elegant prej ari, teksa me krenari kishte vënë në pah koleksionin e saj të tatuazheve në trup.

Bukuroshja natyrale kishte një fytyrë të freskët, teksa i kishte lënë flokët e saj të zeza, të binin lirshëm mbi supe.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në: Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb