Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje, 23-vjeçarja e ka pasur mundësi të takohet me yllin tjetër shqiptar, reperin Action Bronson.

Dy këngëtarët kanë pozuar bashkë, ndërsa disa prej fotografive, Dua i ka shpërndarë në profilet e saja në rrjetet sociale.

Kujtojmë që në edicionin e fundit, dyshja ishte e pranishme në Festivalin Sunny Hill, ku i argëtuan fansat shqiptarë të muzikës në Prishtinë.

Vlen të theksohet se yjet shqiptare të muzikës botërore po i ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrit dhe takohen sa herë që iu jepet mundësia.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb