Henry Cavill dhe këngëtarja e kthyer në aktore Dua Lipa afrohen me një kërcim në foton e parë nga filmi i ri thriller i Apple TV plus, i titulluar “Argylle”.

Cavill postoi foton e parë në Instagram, megjithëse një video e shkurtër ngacmuese është shfaqur gjithashtu në rrjetet sociale që shfaq pjesët e para të pamjeve të aktorit Cavill, këngëtares Lipa dhe yllit të famshëm të “West Side Story”, Ariana DeBose.

Fotoja paraqet një Cavill me një kostum jeshil, ndërsa kërcen afër me Lipën, të veshur me një fustan ari që vezullon.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Argylle dhe Lagrange. Duket krejtësisht paqësore, apo jo…”, ka shkruar Cavill në Instagramin e tij, krahas fotografisë.

Edhe Dua Lipa ka shpërndarë në Instagram-in e saj të njëjtën fotografi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: