Me 2 çmime ‘Grammy’ dhe me një numër klikimesh shumë të lartë, Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme në botë.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku zbulon se albumi i saj i parë me titull ‘Dua Lipa’, është një nga albumet më të suksesshme në botë, i cili ka thyer rekorde klikimesh në mënyrë globale. Albumi ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në të gjithë botën, ndërsa ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’ janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Familja, miqtë dhe partneri, nuk hezitojnë asnjëherë t’i tregojnë këngëtares se janë krenarë për arritjet e saj, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë se Dua ka një mbështetje shumë të madhe nga fansat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb