Dua Lipa ishte e ftuar në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, të drejtuar nga Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.

Këngëtarja që tashmë ka arritur edhe famë botërore, gjatë këtij emisioni ka folur për të kaluarën e saj, dhe për ushqimin e preferuar i cili është është byreku dhe pitja.

Ndërsa Dua provonte byrekun, prezantuesit kërkuan nga ajo që t’i mësojnë disa fjalë shqip.

“Faleminderit dhe Mirëdita”, u shqiptuan shumë mirë nga dy prezantuesit e njohur, fjalë këto që ua mësoi këngëtarja.

 

 

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: