Erik ten Hag është më shumë se trajneri i Manchester United. Ai është trajneri që mori përsipër gushtin e kaluar të nxirrte jashtë projektit Cristiano Ronaldo-n dhe kapitenin Harry Maguire.

Zgjedhje të rëndësishme dhe të rrezikshme, të cilat deri më tani nuk kishte dashur t’i komentonte. Pas suksesit në Carabao Cup ndaj Neëcastle, trofeu i parë i fituar nga Djajtë në 6 vitet e fundit, ai vendosi të thyejë heshtjen e tij duke publikuar një intervistë me Daily Mail.

“Sigurisht që unë gjithmonë mendoj kur marr vendime të rëndësishme. E konsideroj ndikimin që mund të kenë, jo vetëm në afat të shkurtër por edhe afatgjatë. Është pjesë e punës sime”, tha ten Hag, i cili më pas shtoi:

“E dija që nëse nuk do të kishim mundur Neëcastle (2-0) ose do të kishim humbur, do të kishte reagime që i atribuohen zgjedhjeve të mia, por nuk u shqetësova dhe kam fjetur qetë ato net. Jo, unë nuk e humb gjumin për zgjedhjet e mia”.

Me gjithë respektin e duhur për Ronaldon, pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili përfundimisht u largua për në Arabinë Saudite duke nënshkruar me Al Nassr dhe Maguire, i cili nuk arriti të rifitojë vendin e titullarit dhe mund të largohet në verë.

Megjithatë, Bruno Fernandes, Rashford dhe mbi të gjitha Casemiro shpërthyen. Ten Hag ka përforcuar mendimin e tij duke folur për mungesë disipline në dhomën e zhveshjes në momentin e mbërritjes së tij (“Mungonte dhe nuk duhet të gënjej për këtë”) duke shpjeguar:

“Aty ku nuk ka rregulla, lind konfuzioni. Ndodh kudo në botë në fushë, mund të shihet mungesa e rregullave. Nuk ka rëndësi të kesh lojtarë që fitojnë gjithmonë ose lojtarë që humbasin, por lojtarë të përulur dhe bashkëpunues në dhomat e zhveshjes që marrin përgjegjësi kur janë në fushë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb