Paul Pogba ndoshta nuk mbante shiritin e kapitenit, por ai ka qenë i tillë për Francën para çdo ndeshje që “gjelat” zhvilluan në Botëror.

Së fundmi, televizioni “TF1”, ka zbuluar se si 25-vjeçari i motivonte shokët e skuadrës. Më brilantja ishte para ndeshjes me Argjentinës, ku Pogba dëgjohet të thotë: “Sot, ne i vrasim ata, Messi apo jo Messi”.

Një ndeshje që në fund u fitua 4:3 dhe Franca kaloi në çerekfinale.

Fjalimi i plotë: “Unë dua të shoh luftëtarë në fushë. Nuk dua të kthehem në shtëpi! Do ta mbarojmë të lumtur këtë Botëror, dua të luaj sonte, të vdes në fushë. Të gjithë së bashku, dua njerëz, luftëtarë, ushtarë. Sot, ne do t’i vrasim ata. Messi apo jo Messi, nuk më intereson! Ne kemi ardhur për ta fituar këtë Kupë Bote!”

Jo më pak frymëzues ishte Pogba edhe para ndeshjes me Uruguain: “Kjo është ajo që duhet të bëjmë, nuk ka kthim më. Do të vazhdojmë përpara, do të shkojmë gjithë rrugës!

Të shohim më 15 korrik, të gjithë së bashku! Sot, Blaise Matuidi, i cili u pezullua për përplasjen e çerekfinales, si rezultat i akumulimit të kartonëve të verdhë, është në stol. Ai është i zhgënjyer, është i mërzitur, dëshiron të luajë më shumë se kushdo tjetër në fushë!

Ky është një sinjal për djemtë, që të luftojnë fort sot! Ai nuk do të jetë në fushë, por do të jetë sikur të ishte me ne. Të gjithë duhet të bëjnë lojën e tyre, edhe për Matuidi! Dhe tani, ne do të luftojmë për partnerët tanë, siç kemi bërë edhe më parë. Të luajmë si ndaj Argjentinës dhe ndoshta më shumë, gjithnjë e më mirë. Duhet të mundim më të mirët për të qenë më të mirët!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb