Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme, pasi janë fotografuar duke u përqafuar gjatë një daljeje së bashku në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori, komiku e moderatori i The Daily Show ishin shfaqur së bashku në një restorant xhamajkan, ndërsa fotografitë i ka siguruar Daily Mail.

27-vjeçarja dhe 38-vjeçari dukej të kishin kimi teksa ndanë një përqafim para se të vazhdonin në rrugë të ndara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një burim i DailyMail.com ka thënë se dyshja qëndronin të veçuar nga të tjerët në restorant.

Kujtojmë që Dua ka qenë për disa vite në një lidhje me modelin Anwar Hadid, me të cilin u nda në dhjetor të vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb