Dua Lipa duket se gjithë sezonin e verës do ia dedikojë pushimeve.

Pas Shqipërisë, bukuroshja brune ka shkuar në Ibizia, ku do të kalojë dhe disa pushime në vendin ekzotik. Ajo është fotografuar nga mediat e huaja nën shoqërinë e partnerit, Anwar Hadid. 25-vjeçarja shihet në pamje me një fustan të bardhë të shkurtër, teksa ishte në pritje të ushqimit të saj në një restorant. Fustani që kishte veshur, ia theksonte më tepër këngëtares fizikun e tonifikuar dhe linjat trupore thuajse perfekte.

Në tavolinë, veç Anwarit ishte dhe familja e këngëtares, si dhe miq të tjerë. Kujtojmë se Dua këtë verë ka zhvilluar më shumë se një javë pushime në Shqipëri. Ajo vizitoi qytete si Durrësi e Kruja, ndërsa ditët e fundit i kaloi në plazhet në Jug të vendit.

Gjatë gjithë ditëve të qëndrimit, këngëtarja publikoi në rrjete sociale foto, ku e reklamoi Shqipërinë dhe bukuritë e saj për 65 milionë ndjekësit e saj nga e gjithë bota. “S’dua të largohem kurrë nga këtu”, shkroi Dua në një nga fotot, para se të largohej nga atdheu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb