Analisti Skënder Minxhozi, ka komentuar qëndrimet e presidentit Ilir Meta, ndërsa u shpreh se Meta po përgatitet për jetën jashtë presidencës.

‘Meta ka bërë dukshme një lëvizje kundër Bashës, por nga pikëpamja procedurale duhet të kujtojmë se këto votime kanë një kalvar të gjatë. Problemi i Metës është tashmë më duket i sinqertë kur thotë se më rri ngushtë ky kostum që kam dhe thotë dua popullin e dy marsit. Kujtojmë që populli i 2 marsit është i gjithë i marrë borxh. Ilir Meta po bëhet gati për jetën tjetër jashtë presidencës dhe unë jam shumë kurioz të shoh se në çfarë termash do të vendoset me Berishës, se duket se mund të gjejnë diçka. Problemi është se si do të dalin nga tuneli i 6 marsit’, tha Minxhozi.

Gjithashtu ai theksoi se dy persona kanë treguar që e mbajnë njeri-tjetrin dhe sipas tij ata janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

‘Aleanca më e qëndrueshme në këto 30 vite kjo ka qenë, Sali Berisha dhe Ilir Meta’, tha më tej ai.

Shpëtim Nazarko, u shpreh se presidenti Meta ndodhet në një moment shumë të vështirë dhe në rast se nuk do e heqin nga Presidenca, sipas tij do ta ketë të vështirë bashkëpunimin me Berishën.

‘Basha është lojtar i saktë nga njëra pikëpamje. Unë Bashën nuk e nënvlerësoj dhe me logjikë të ftohtë i jap pikë. Besoj se pozicioni i Metës është shumë delikat sepse nëse do ta heqin është në pozicion të vështirë. Unë besoj se nëse e heqin do ta ketë të vështirë bashkëpunimin me Berishën’, tha më tej Nazarko.

‘Në 6 mars është një kandidat i opozitës i mbështetur nga të gjitha partitë. Kemi pasur 6 bashki me një administrim të mangët. Këtu ka një dilemë, historinë e dimë. Ilir Meta duket që nuk ka ndonjë simpati për Bashën, por këto bashki të mëdha dhe të vogla kanë nevojë për ndërhyrje. Me gjithë paqartësinë e GjK, kërkoi informacione dhe doli në këtë konkluzion dhe fakti është që presidenti është brenda kuadrit Kushtetues’, tha më tej Genc Pollo.

Ndërkohë anëtari i Komisionit të Rithemelimit Indrit Hoxha, u shpreh se kreu i PD-së Lulzim Basha i ka mbyllur marrëdhëniet me bazën e PD-së.

‘Basha me demokratët dhe bazën e PD-së i ka mbyllur marrëdhëniet dhe shanset për t’i rifituar bazën janë zero. Dhe se sa ka qenë kostoja jonë në 6 janar këtë do ta shohim në 6 mars’, tha më tej anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Indrit Hoxha, ndërsa shtoi: Në kushtet ku gjendemi fronti opozitar duhet të jetë shumë i gjerë dhe i hapur. Një nga faktorët në opozitë është edhe LSI. Në kushtet ku gjendemi ne duhet të dalim pak nga idealizmat e forcave politike duke përfshirë edhe LSI. Basha harron që është i vetmi politikan që ka qeverisur me zotin Berisha, me Metën dhe i vetmi që ka bërë në qeverisje pozitë-opozitë me Ramën’, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb