Ndonëse ende në ditët e para, konkurrentët e “Big Brother Vip Kosova” kanë nisur të zbulojnë detaje nga jeta e tyre.

Përgjatë këtyre ditëve, reperi Stresi ka tërhequr vëmendjen me deklaratat tij në lidhje me jetën private. Së fundmi, artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga shtëpia është ish-partnerja e tij, Keisi.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga ‘Big Brother’ direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh Stresi, duke shtuar: “Unë kam ardhur për tri arsye në këtë ‘Big Brother’. Së pari, për të treguar kulturën që më ka dhënë nëna dhe babai im dhe për të treguar që nuk jam ai që më etiketojnë. Arsyeja e dytë është që të njoh veten akoma edhe më shumë, të harroj gabimet dhe shpresoj që pas ‘Big Brother’-it të bashkohem me bashkëshorten time.”

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tha se ka rreth tri vite që nuk është në një lidhje. Këngëtari theksoi se arsyeja përse ai nuk e ka pasur dikë në krahë përgjatë këtyre kohëve është sepse ka bërë shumë gabime në të kaluarën.

Por i shpejtë ka qenë edhe reagimi i ishbashkëshortes së tij. Keisi ka publikuar videon e Stresit në “Instastory” dhe ka shkruar: “Njiheni edhe ju pak”.

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit ka qenë gjithmonë shumë komplekse, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike. Pak pasi po aludohej për një ribashkim, Stresi bëri një status ironik që dukej se po thumbonte Keisin.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, dikush e ka pyetur reperin: “A ka goca të mira a s’ka më?”.

Përgjigjja e reperit ishte me spec pasi ai shkruan se është mësuar me mendjelehta, duke ndezur dyshime se ky “thumb” i drejtohet ish-partneres së tij, Keisit.

“Normal që ka, por nuk i sheh dot, do punë puna për goca të mira, se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”, shkruan ai, duke publikuar edhe një video me këngën e Elvana Gjatës, “Thirr”.

Ai ka shkëputur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur e miraton me gjestikulacione atë që thuhet në këngë.

Krah videos, Stresi ka shkruar: “Perlë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që reperit thjesht t’i pëlqejë kjo këngë.

Por, teksa Stresi vijon me deklaratat për ish-të fejuarën e saj, jeta e Keisit në Kanada po vijon për bukuri. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se ajo tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me reperin.

Pak javë më parë, Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru”, që duket si dedikim për ish-partneren.

Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar, teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoi se do jetë gjithmonë pranë saj.

Mes të tjerash, në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua m’u zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/ Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”.

Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në “Instastory”, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit. Kohët e fundit, ish-çifti ka pasur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre.

Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka “disa të dashura”. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën, por jeto të tashmen. Do thoni ju ‘Po kujtimet mbesin’. Hahahah, mbesin një m*t të madh”, shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.

Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz, për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashurie do ta thotë vetë, teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më.

Gjatë një interviste në muajin gusht, në prapaskenën e “Aplha Sho”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për “look”-un e tij.

“Kujt ia dedikon këtë ‘look’ sot?”, ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij.

“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”, u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet.

Megjithatë, lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: