Është zhvilluar këtë të mërkurë protesta për dhunën kundër vajzave dhe grave. Protestë e kjo e zhvilluar pas përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë nga pesë persona. Rast ky që tronditi mbarë opinionin publik.

Pjesë e kësaj protesta kanë qenë figura të njohura për publikun, këngëtarë si edhe personazhe të botës së shoëbizz.

“I bëj thirrje të gjithëve shkoni në shtëpi edukoni ato djem ato burra që të ndalen,. Se vajzat tona veshin çfarë të duan dhe dalin kur të duan nga shtëpia. E kemi vetëm kundra sjelljes çnjerëzore ndaj asaj vajze në Prishtinë. Forconi ato ligje”, u shpreh një prej aktivisteve.

“Dua të dal në park pa frikë”, u shpreh një vogëlushe

Ndërsa mori fjalën këngëtarja e njohur Fifi i bëri thirrje qytetarëve që të ecin bashkë drejt Kryeministrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb