Mario Balotelli është transferuar te Sion në Zvicër. Sulmuesi italian është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e kësaj skuadre, ndërsa thotë se nuk e quan veten yll.
“Jam i lumtur që marr përsipër këtë përgjegjësi, kjo më bën krenar. Nuk e konsideroj veten yll… Do të ishte mirë të fitoja diçka, nuk e bëj dot prej vitesh” – Tha ai.

(BalkanWeb)