Real Madrid është prej kohësh në ndjekje, por misioni i kampionëve spanjollë për të marrë shërbimet e Kylian Mbappe vështirësohet akoma më shumë. Madje, në një të ardhme të shpejtë bëhet i pamundur. Vetë sulmuesi francez i ka mbyllur dyert transferimit në La Liga, duke I premtuar besnikëri Paris SG. “Jam I lumtur këtu dhe dua të jem pjesë e projektit. Do të jem me PSG sezonin e ardhshëm dhe do të përpiqem të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur”, ka thënë Mbappe në intervistën e tij pas fitores 4-0 kundër Celtic në miqësoren e luajtur pasditen e së martës.

Kylianmbappe Neymar8
Kylianmbappe Neymar8

Kjo ishte paraqitja e dytë pozitive e kampionëve të Ligue 1 që pas ndërprerjes së kampionatit. Po ashtu, edhe një tjetër sinjal për të gjithë rivalët në prag të rinisjes së Champions League. “Ky është një vit i rëndësishëm. Është 50 vjetori i klubit, diçka e veçantë për ekipin dhe tifozët. Për këtë do përpiqem të bëj më të mirën për të fituar gjithçka”, ka përfunduar Kylian Mbappe.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb