Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ndodhet në Tiranë ku ka mbajt dhe një konferencë për shtyp në krah të ministres Olta Xhaçka.

Dendias zbuloi se ka diskutuar me qeverinë shqiptare për çështjen e detit dhe ligjin e luftës dhe shtoi se ata kanë vullnetin e mirë për të zgjidhur këto çështje. Ministri grek, theksoi gjithashtu nevojat që kanë minoritetet e të dyja vendeve, në shtetet respektive, ndërsa shtoi se do të bëhet gjithçka për të zgjidhur këto problematika.

“Takimet tona janë të shpeshta. Kemi ardhur të marrim pjesë në javën e kulturës greke. Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin për hapësirat detare. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë. Duam të zgjidhim diferencat tona. Gjithashtu mendojmë se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet tona.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu. Sigurisht dua të je mi çiltër, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojnë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi.

Kuptoj çështjen e pensioneve. Është e rëndësishme që ramë dakord dhe t’i vendosim në itinerar zgjidhjesh. Takova anëtar të komunitetit grek të Himarës, që më treguan problematikat e tyre. Në marrëdhëniet tona është e rëndësishme të themi që iu referuam tregtisë dy palëshe. Diskutuam gjithashtu çështjet mbi energjetiken. Çështjet e luftës në Ukrainë. Kjo është një pjesë që Shqipëria po e menaxhon. Si vend anëtarë dhe aleat ka adaptuar vendimet e BE. Shqipëria duhet të jetë shembull për shtetet e tjera, e të jetë e harmonizuar me familjen Evropiane. Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë për kandidaturën tonë”, tha Dendias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: