E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës Shyhrete Tahiri Sylejmani ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

“Sot jam këtu të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që ndjejnë atë dhembje që kanë. S’është e lehtë. Jam këtu të kërkoj drejtësi”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti kujtoi se si as 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.
Ajo ftoi institucionet e vendit që të kenë prioritet të tyre këtë çështje. Shyhrete Tahiri nga Gjilani bëhet viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb