TIRANE

‘Dua të pushoj në Shqipëri’ në emisionin “Dritare me Rudinën” sjell në vëmendje turizmin në vendin tonë. I ftuar në emision, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi teksa komentoi turizmin në vend tha se zgjedhjet e 30 Qershorit mund të ndikojnë në sezonin turistik.

“Vitin e kaluar ishin më entuziastë për turizmin. Zgjedhjet ndikojnë në sezonin turistik. Turistët kanë filluar të vijnë që nga 1 prilli. Në këtë periudhë, turistët nuk vijnë për plazhin po vijnë për gjithë Shqipërinë.

Gjiri i Durrësit nuk është vetëm për shqiptarët por edhe ekspertët e turizmit. Janë rreth 6 km plazh e rërë i pandarë dhe vështirë të gjesh plazh si ky dhe ka shumë probleme brenda.”-tha ai.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb