TIRANE

Banorë të Unazës së Re u mblodhen sot para drejtorisë së Policisë në Tiranë. Ata kërkojnë lirimin e personave të arrestuar mëngjesin e sotëm. Në mbështetje të banorëve, ishin ish deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Nën thirrjet “Lironi djemtë” “ Të gjithë për një qëllim” etj ata i kanë depërtuar brenda oborrit të godinës.

PD publikoi sot video të shoqërimit të banorëve të Unazës. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin per bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në 3 vitesh burg për cdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb