Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar tubimin e tyre paqësor në brendësi të qytetit.

Siç raporton gazetari Enrik Mehmeti për ‘BalkanWeb’, mësohet se familjarët kanë bllokuar rrugën e Skelës dhe janë ulur në mes të asfaltit. Ata njëzëri bëjnë thirrje për drejtësi. Në pamjet e siguruara nga Mehmeti, shihet se si babai i 8-vjeçarit puth foton e viktimës, ndërsa të gjithë qajnë. Kjo protestë është mbështetur edhe nga shumë qytetarë të Vlorës, të cilët i janë bashkuar tubimit.

Ndërkohë, policia e Vlorës ka lejuar që familjarët të vijojnë protestën e tyre. Kujtojmë se familja e vogëlushit po bën një peticion ku po mbledh firma që autori të dënohet me vdekje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb