DURRËS

Ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që shkaktoi 51 të vdekur, qindra të plagosur e la pas mijëra të pastrehë. Ndonëse gjithçka ka nisur t’i kthehet disi normalitetit për familjet e viktimave do të mbetet një plagë e pashëruar gjithë jetën.

Nisma Thurje ka vendosur ta kujtojë këtë datë nëpërmjet një pankarte gjigande të hapur mbrëmjen e sotme pranë pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit të Durrës, me anë të së cilës kërkon arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

“Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”, shkruhet në këtë pankartë. Kujtojmë se policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar pas hekurave disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë si përgjegjës për shembjen e godinave.

Durres, Nisma
Durres, Nisma

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb