Ndërkohë që brenda Uzinës një pjesë e naftëtarëve që kanë rezistuar vijojnë grevën e urisë, dhjetëra të tjerë kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit të Ballshit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se ata kërkojnë pagat e tyre, teksa iu kanë bërë thirrje dhe qytetarëve të tjerë dhe bizneseve të bashkohen.

“Hallet e naftëtarëve janë dhe hallet tuaja. Duam paratë tona”, kanë deklaruar ata. Naftëtarëve iu janë bashkuar dhe punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb