Moska dhe Kievi vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bisedimeve të paqes.

Kremlinin shpesh ka fajësuar Kievin duke e akuzuar se është shkaku që negociata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë përparuar.

Gjithashtu Kremlini ka pretenduar se presidenti Ukrainës Volodymir Zelenksy vazhdimisht në daljet e tij bën deklarata kontradiktore.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se deklaratat kontradiktore të liderit të Ukrainës, ka bërë që të mos kuptohet qartë se çfarë dëshiron pala ukrainase.

Nga ana e tij Zelensky ka thënë se ka ende shumë gjëra për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe se vendet duhet të përballen me realitetin ku jetojnë.

“Çfarë duam nga ky takim? Ne duam të na kthejnë jetën tonë…Duam të rimarrim sovranitetin brenda territorit tonë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb