Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ka quajtur Paketën Antikorrupsion të prezantuar sot,. si hapin e parë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta të qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se nuk ka asgjë më jetike sot sesa të luftohet korrupsioni dhe të ndëshkohen personat që e kryejnë.

Tabaku u shpreh se opozita premton se nuk do të tërhiqet nga synimet e saj dhe se do të bëjë gjithçka në mënyrë që Europa të ndërtohet në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Të luftojmë Korrupsionin! Të ndërtojmë Europën këtu!

Paketa Antikorrupsion prezantuar sot në ditën e luftës ndaj korrupsionit me ndryshimet ne 5 ligje është hapi i parë për të forcuar betejën kundër korrupsionit në nivelet e larta të qeverisjes.

Natyrisht që lufta ndaj korrupsionit është pjesë e vullnetit politik që ka një mazhorancë dhe qeveri. Por, kjo nuk na pengon ne që të rrisim presionin duke kërkuar më shumë vëmendje të institucioneve shtetërore ndaj korrupsionit.

Si dhe duke forcuar transparencën e të dhënave në lidhje me kontratat publike dhe koncesioneve. Sa më transparente të jenë procedurat aq më shumë llogaridhënie dhe kërkesë llogarie do të ketë.

Prandaj kemi menduar që të kërkojmë krijimin e një Pasaporte për Prokurimet Publike. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë si dhe në çformë përdoren taksat e tyre, cilat kompanive iu jepet leja për përdorimin e pronave publike dhe jo vetëm.

Kemi kërkuar evidentimin e përgjegjësive personale ashtu që mos fshihet korrupsioni në “grupin” e inividëve që përpiqen t’ia hedhin fajin njëri tjetrit.

Kemi kërkuar krijimin e sistemit të kontratave publike dhe shmangien e kompanive offshore. Kështu çdo kontratë publike do të jetë e aksesueshme dhe lehtësisht e përdorshme nga çdo qytetar.

Së fundi, beteja kundër pastrimit të parave është lufta për të nxjerrë Shqipërinë nga zona gri e “pastrimit të parave”. Çdo kompani koncesionare apo kompani që kërkon leje ndërtimi duhet të sigurojë institucionet shtetërore që ka 50% të të ardhurave nga burimet të ligjshme.

Në kohë të vështira, mjetet e rikuperimit janë shpeshherë ekstreme! Nuk ka gjë më jetike për Shqipërinë 2022 se sa lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i atyre që korrupsionin e kanë kthyer në modus vivendi.

Beteja jonë si opozitë ka hyr në një stad tjetër dhe ne premtojmë që nuk tërhiqemi për t’i shkuar deri në fund nismave dhe synimeve tona. Ne, duam të ndërtojmë Europën në Shqipëri! Duam të ndërtojmë Europën këtu!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: