TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, bërë sot në bashkëbisedimin me mediat, ku sulmoi marrëveshjen e firmosur dje mes PD e LSI.

Ndër të tjera Rama tha sot rezultati i zgjedhjeve nuk përmbyset duke blerë votat, ndërsa nuk i kursehu as ironitë për LSI-në.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”- shkruan Kryemadhi në një postim në facebook.

Kryeministri Edi Rama foli sot gjatë konferencës së përjavshme për ekonominë, marrëveshjen e nënshkruar dje mes PD dhe LSI.

Rama tha se plani është shumë i qartë, “duan të lidhin Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe të Ilirit dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi”.

Duke u ndalur te rezultati i zgjedhjeve, Rama tha se: as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar. S’ka shanse! Dhe përsa i përket besueshmërisë time, unë nuk mund të jem i besueshme për burime të infektuara informimi. Skam se si të jem i besueshëm. Se sa i besueshëm, këtë e vendos populli shqiptar. Populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb