Gjykata Administrative ka zhvilluar sot seancën për padinë e anëtarëve të familjes Teqja në Tiranë e cila është në konflikt me FSHZH për një sipërfaqe toke në Farkë.

Ata thanë se toka ishte në përdorim nga Rezervat e Shtetit, por se qeveria me një VKM ka vendosur t’i ndërrojë destinacionin dhe ia ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të ndërtuar një kompleks sportiv prej 94 mijë metrash katrorë.

Sipas ligjit para se t’i ndryshonte destinacion, qeveria duhet të merrej vesh me pronarët dhe tua ofronte atyre për ta blerë. Banorët kërkuan vetëm zbatimin e vendimit të Komisionit.

“Gjykata ishte e shqetësuar për praninë e palëve, m’u drejtua pse i ke marrë. Janë shumë pronarë dhe ata duan të vijnë të dëgjojnë për pronën e tyre. Më erdhi keq që gjyqtari e ka marrë për presion si praninë e mediave, si të qytetarëve. I jemi drejtuar gjykatës për një të drejtë tonën që na është cenuar. Qytetarët duan të vijnë nuk mund t’iu them mos hajdeni.

Pala e paditur Ministria e Mbrojtjes kishte kërkuar të vinte si person i tretë, por ne nuk pranuam sepse nuk e ka më si pronë.
Veç shfuqizimit të VKM-së palët kanë kërkuar që ai institucion të paguajë qiranë që nga momenti që iu është vërtetuar pronësuar.

VKM ka hequr nga administrimi i kësaj prone, ia ka hequr këtë të drejtorisë së rezervave të shtetit dhe ia ka kaluar FSHZH për ndërtim të një kompleksi sportiv. pra i ka ndryshuar destinacionin. Me ligj duhet t’ia ofronte pronarit së pari.
94 mijë metra katrorë nuk e di çfarë kompleksi sportiv do bëhet në Farkë, as Olimpiku i Romës nuk e ka kaq.
Vendimi i komisionit është që të respektohet vendimi i marrë. Pronarët nuk kërkojnë asgjë më shumë veçse atë që është e njohur me këtë vendim të komisionit. Shteti sikur ta kishte pronën e vetë ia ka lënë FSZH. FSHZH mund të shkonte të blinte toka në Farkë, ka sa të duash. pronarët kërkojnë atë që kanë të njohur me të drejtë. 80 vite që pronarët nuk gëzojnë dot pronën e tyre. Seanca e radhës është më 18 për të shtuar s pronë të paditur dhe rezervat e shtetit”, tha akovatja.

“Pse te prona jonë e gjetën ta bëjnë Kompleksin Olimpik. Ne e kemi marrë vesh kur na tha avokatja që prona iku. E mori fondi i zhvillimit pa na pyet fare. Ne kemi qenë me të drejtën tonë”, thotë një nga pronaret.

“Kërkojmë ose shteti të heqë dorë nga ajo pronë, se janë 80 pronarë, ose të kompensojë të gjithë pronarët me vlerën e tregut. Shteti do ta vjedhë për veten e vet dhe për oligarkët që fshihen aty tek vilat. Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ato të shkojë të ndihmojë shteti. Të vijë njëri nga pushtetarët, të diskutojmë dhe jo ta marrin”, deklaroi një tjetër pronar.

“Të vijnë ata që kanë nxjerrë atë VKM dhe të përballen me ne.  ”, shprehet një nga pronaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb