Nënkryetari i PD, Edi Paloka paralajmëron Edi Ramën se SHBA dhe vetë Sekretari amerikan i Shtetit e kanë marrë seriozisht marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Paloka paralajmëron Ramës e opozita parlamentare se thjesht po i rrit çmimin, dhe mos luajë nga pazari sa i ka blerë që në fillim.

Ai thotë se as këtë herë opozita parlamentare nuk ka për të luajtur dhe ka për të votuar kundër marrëveshjes, por si do bëjë kryeministri me SHBA dhe Pompeon.

 

 

 

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

 

O Edvin , ta kane me te futme keta surrogatot e “opozites parlamentare” po kujdes! Te ankohen se po kerkojne “ti blejne” qe te votojne “marreveshjen” , po duan vetem te ta rrisin çmimin ty!
Mos e ha , mos luaj nga pazari. Aq sa i ke blere ne fillim dhe shume e kane.
E mos e shperdoro imazhin tend , lere Tao Ballen te merret me ta . Shih sa i suksesshem ka qene Tao , i ka bere “opozitaret” te votojne dhe akte e ligje te tuat , qe nuk kane pranuar ti votojne as disa nga deputetet socialiste. Prandaj mos ki merak se nuk te luajne as kete here, sic ju ke lene porosi do bejne , do votojne kunder “marreveshjes” .
Nuk e di si do besh me ata te tjeret andej matane se duket sikur e kane marre seriozisht kete pune! Vete Sekretari i Shtetit …!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb