Profesori, kompozitori dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari ka marrë një letër paralajmëruese për një kërcënim për helmim nga njerëz anonimë.

Mësohet se letra i ka ardhur disa muaj më parë në adresë të tij ku e paralajmëron se duan ta helmojnë disa armiq, dhe duhet të ketë kujdes me pijet e ushqimin.

Sipas Dizdarit, në një prononcim për mediat e gjitha bëhet për garën e fortë që ka pasur për administrimin e Qendrës së Artit në Ksamli, dhe tani duan që ai të largohet. Po ashtu ai ka vënë në dijeni institucionet, të cilat nuk reagojnë.

‘’I dashur profesor Limozi. Dua t’ju vë në dijeni se keni armiq  që t’ju bëjnë keq, arsyeja dihet, dhe ju vetë e dini pse. Profesor Limozi. Duan t’ju helmojnë. Bëni kujdes me ushqimin që konsumoni, gjithashtu me pijet. ‘’-mësohet të shkruhet në letër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb